Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e tij nga Jabllanica: Shteti ynë ka histori

Aktuale

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e tij nga Jabllanica: Shteti ynë ka histori

Më: 6 prill 2021 Në ora: 09:26
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, në 22-vjetorin e rënies.

Për Sadri Zenelit, bashkëluftëtarin e Haradinajt, shkruan se ka qenë mësues, prijës popullor, komandant lufte dhe siç thotë Haradinaj, i pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione.

“Jabllanica e Gjakovës i dha Luftës Çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zot, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha”, ka shtuar ai.

Haradinaj tutje u shpreh se Shteti që është ndërtuar mbi themelet e ngritura nga luftëtarët e lirisë, ka histori, krenari e të ardhme, derisa respekton sakrificën e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat