Dështon seanca, Ministri Liburn Aliu: Flasim më 30 prill

Aktuale

Dështon seanca, Ministri Liburn Aliu: Flasim më 30 prill

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:18
Liburn Aliu

(E plotësuar 10:41) - Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas dështimit të seancës fillestare, ka thënë shkurt për media se ka thënë se do të deklarohet për më shumë pas seancës së 30 prillit.

“Seanca është shtyrë me datën 30 prill dhe atëherë mund të bëjmë deklaratë taman siç duhet. Presim deri atëherë” tha ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu.

Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020. Sipas saj, ai ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Dështon seanca ndaj Aliut

Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Ambientit, Liburn Aliut dhe disa të tjerëve. Kjo për arsye se ka munguar e pandehura Bahtije Uka.

Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020. Sipas saj, ai ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Nis seanca ndaj Aliut

Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj rastit të ministrit të Mjedisit, Liburn Aliut, dhe disa të tjerëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

***

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu tashmë ka arritur në sallën ku po pritet të nisë shqyrtimi për rastin ku ai po akuzohet për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, sa ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës.

Para disa ditësh Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se Liburn Aliu, tash ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në komunikatë thuhej se “Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23 prill 2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aliu para disa ditësh e kishte mohuar se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat