Takohen Aliu e Minxhozi, dakordohen për shtim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Aktuale

Takohen Aliu e Minxhozi, dakordohen për shtim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e priti sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bëjnë të ditur nga kjo ministri.

Minxhozi e uroi Aliun për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në punën e tij.

Duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ministrie për mjedisin dhe infrastrukturën, ai tha se pret vazhdim të bashkëpunimit mes dy shteteve, e sidomos në projekte që lehtësojnë lëvizshmërinë e komuniteteve lokale që jetojnë në pjesën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq, Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin, si dhe ndau bindjen e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve tona sa i përket çështjeve që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën vetëm sa do të shtohen në të ardhmen.

“Projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë, jetën e qytetarëve, dhe njëherazi ndihmojnë në menaxhim më të mirë të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm do ta kenë vëmendjen tonë të plotë”, theksoi ministri Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat