Qazim Rrahmani dorëzoi dorëheqjen, reagon Miftaraj: E rrit integritetin e qeverisjes

Aktuale

Qazim Rrahmani dorëzoi dorëheqjen, reagon Miftaraj: E rrit integritetin e qeverisjes

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:53
Qazim Rrahmani dhe Albin Kurti

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka bërë një koment pasi zëvendësministri në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rrahmani përmes një njoftimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministri Kurti, lirimin nga detyra e zv.Ministrit të MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së. Ju falënderoj për mirëkuptim”, ka shkruar ai.

E, lidhur me këtë, Miftaraj ka thënë se me këtë veprim Rrahmani sot dëshmoi integritet, dhe se akti i dorëheqjes rrit integritetin e qeverisjes në Kosovë.

Ja shkrimi i Ehat Miftarajt:

Qazim Rrahmani sot dëshmoj integritet! Akti i dorëheqjes rrit integritetin e qeverisjes në Kosovë.

Mesazh për të gjithë se më i rëndësishëm është interesi institucional se privilegji individual.

Respekt për këtë veprim Qazim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat