U emërua zv.ministër i Arsimit, deklarohet Dukagjin Pupovci

Aktuale

U emërua zv.ministër i Arsimit, deklarohet Dukagjin Pupovci

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:00
Dukagjin Pupovci

Dukagjin Pupovci, sot edhe zyrtarisht është emëruar zëvendësministër i Arsimit.

Deri, më sot për 21 vjet Pupovci, ka qenë në krye të Qendrës për Arsim të Kosovës, ndërsa me të marrë pozitën e zv.ministri ai ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Pupovci ka shkruar se do të punojë me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit dhe kërkimit.

Postimi i tij i plotë:

Prej sot po e filloj një rrugëtim të ri në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Falenderoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Arbërie Nagavci për besimin dhe zotohem se do të punoj me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit dhe kërkimit. Jam i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ndihmë për adresimin e problemeve komplekse në këtë fushë.

Pas 21 vjet në krye të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) kam dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, ndërsa Bordi e ka emëruar për ushtrues detyre kolegun tim, Petrit Tahiri, të cilit i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e organizatës. I falenderoj të gjithë kolegët dhe anëtarët e Bordit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rritjen e organizatës.

Po ashtu, ju falenderoj të gjithëve për urimet dhe fjalët inkurajuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat