Ish këshilltari i Avdullah Hotit i dërgon mesazh Albin Kurtit

Aktuale

Ish këshilltari i Avdullah Hotit i dërgon mesazh Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:13
Albin Kurti

Ish këshilltari i ish kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një mesazh ndaj kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.

“Edhe një herë për vaksinën! Vaksina antiCovid, cila do prej tyre, nuk është Paracetamol që ta gjesh edhe në tregun e zarzavateve. Sot ajo është një armë!! Po, po një armë, madje për mbrojtje në masë. Kjo armë që të gjendet kërkohen miq. E për t`i pasur ata duhet zhdërvjelltësi, komunikimi - realpolitike!”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova duhet t’i sigurojë mbi 1 milionë vaksina deri në shtator.

“Kryeministri duhet të kontaktoj cdo mik të Kosovës në kontinentin amerikan, evropian dhe atë aziatik që t`i gjejë minimalisht 500.000 doza deri në Qershor dhe 500.000 deri në shtator”, shkruan Visar Berisha në faqen e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat