E zbulon Haradinaj: Ky deputet i VV-së pati kontakte me shumë deputetë tonë për votën për presidente

Aktuale

E zbulon Haradinaj: Ky deputet i VV-së pati kontakte me shumë deputetë tonë për votën për presidente

Nga: D.RR Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:56
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth votës së Albena Reshitajt për Vjosa Osmanin presidente.

Haradinaj ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka pasur kontakte me shumë deputetë të partisë së tij, duke iu dhënë oferta për votën për presidente.

"Ka qenë Salih Zyba i Vetëvendosjes që ka pasur kontakte me deputetë tonë. Ai sekser ka dhënë oferta për deputetët e AAK-së për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. Albena Reshitaj si duket e pranoi këtë", ka thënë Haradinaj në Rubikon, përcjellë "Bota sot".

Pas veprimit të deputetes Reshitaj, kjo e fundit është shkarkuar nga AAK-ja, teksa ka thënë se do të mbetet deputete e pavarur, ndonëse përflitet për një kalim në grupin parlamentar të VV-së./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat