Nga nesër qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë duhet të kenë test PCR-negativ

Aktuale

Nga nesër qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë duhet të kenë test PCR-negativ

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:19
Ilustrim

Me vendimin e ri për masat e reja antiCOVID, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19.

Ky test duhet të jetë i bërë në 72 orët e fundit në bazë të parimit të reciprocitetit.

Bazuar në vendim, përjashtim nga pika 2 bëjnë qytetarët e huaj që  hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda tri orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh dhe diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat