Muhamet Hamiti reagon ndaj thirrjeve për vaksinim: Tingëllojnë ironike, bile cinike

Aktuale

Muhamet Hamiti reagon ndaj thirrjeve për vaksinim: Tingëllojnë ironike, bile cinike

Nga: A.M. Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:59
Muhamet Hamiti

Tashmë ka një kohë që po bëhen thirrje që qytetarët e Kosovës të vaksinohen.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas këtyre thirrjeve për vaksinim nga pushtetarët.

“Sepse njerëzit në Kosovë duan të vaksinohen për Covid 19, por nuk mund të vaksinohen”, ka shkruar ai në Facebook.

Hamiti ka shprehur gatishmërinë e tij për tu vaksinuar.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se nuk ka vaksina në Kosovë, dhe kjo është e vërteta.

Postimi i plotë:

‘VAKSINOHUNI! - THUA SE NE PO REFUZOJMË TË VAKSINOHEMI

Thirrjet e pushtetarëve ‘Vaksinohuni!’ tingëllojnë bizare te ne. Pse? Sepse njerëzit në Kosovë duan të vaksinohen për Covid 19, por nuk mund të vaksinohen. Pse? Sepse kemi pak vaksina. Disa mijëra punonjës mjekësorë i kanë marrë deri tani. Personat mbi 80-vjeç mund të nisin t’i marrin mbas disa ditësh. Të tjerët kurdo që t’u vijë radha, mbasi të jenë siguruar.

Nuk ka skepticizëm të theksuar rreth vaksinës te ne. (Gjetiu në botë ka.) Nuk ka vaksina në Kosovë. Kjo është e vërteta.

Me qindra mijëra kosovarë të donin t’i merrnin, por s’ munden. Unë jam njëri prej tyre.

Prandaj, ‘Vaksionohuni!’ tingëllon diçka si: ‘Vaksinat i kemi. Pse s’po i merrni? Pse po hezitoni? Pse po frikësoheni, pa të drejtë?’

Tingëllojnë ironike, bile cinike, këto pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat