Nuk e votuan Vjosa Osmanin, Geci “godet” treshen e LDK-së – tregon se kush e shpëtoi këtë parti nga zhdukja

Aktuale

Nuk e votuan Vjosa Osmanin, Geci “godet” treshen e LDK-së – tregon se kush e shpëtoi këtë parti nga zhdukja

Nga: N. H Më: 7 prill 2021 Në ora: 08:58
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj

Ish-anëtari i LDK-së, Halil Geci, përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar veprimin e tre deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës; Avdullah Hotit, Agim Veliut dhe Driton Selmanajt, për mos votimin e Vjosa Osmanit presidente.

Geci fillimisht shprehet se kryetari aktual i LDK-së ka zgjedhur me të mirën për partinë me vendimin për ta bërë kuorumin.

Madje, mes të tjerave, Geci shkruan se po të pyetej “treshja e LDK” asnjeri nga deputetët e LDK-së nuk do të qëndronte në Kuvend, dhe sipas tij, me këtë veprim kjo parti do të rrezikonte edhe zhdukjen.

Ja shkrimi i plotë i Gecit:

Image
Presidenti Rugova dhe Halil Geci

LDK fitove

Lumiri e ka zgjedhur më të mirën për vete por edhe për LDK-në

LDK-ja jo që deshi ta votoi Vjosën për presidente, por hyrja e LDK-s në rrugën e pa krye të cilën e kishin futur të shiturit e atdheut me ne krye me Isën, ishte fatale, prandaj Lumiri e gjeti rrugën e daljes atë më të mirën.

1

LDK-ja po të mos shkonte në parlament, për t’ia bërë kuorumin Vjosës, do të binte ndeshë me qëndrimet e saja, kur thoshte se LDK është parti institucionale, dhe e dyta thoshte Zoti një Amerika dy, në këtë rast Amerika ju bëri apel të gjitha partive t’i respekton ligjet kushtetuese.

Prandaj LDK ishte e zënë ngushtë me veprimet e veta, mos shkuarja në parlament do të mbetej haptazi aleate e ngushtë e PDK-s dhe serbëve të Beogradit me emrin Lista serb, e anën tjetër të gjithë do të thonin se Lumi s’po mundet të ç’kapet nga spiuni Isë.

LDK dhe Lumi e kishte kuptuar më mirë se të gjithë rrezikun i cili ekzistonte se do ta humbasi së pari ai vetë, e pastaj do t’i humbte edhe ata pak votues që i kishin mbetur LDK-së, dhe aj do te mbetej kryetar i dy autobusë njerëzve si dhe zyrave të thata pa askënd, dhe LDK për gjithmonë do të mbetet si grupim i kriminelëve me kriminel.

Shkuarja në zgjedhje me këtë barrë kaq të rëndë, do t’i kushtonte shumë shtrenjtë vetë Lum-Lumit por edhe për LDK-në do të ishte katastrofë.

Vjosën presidente se dëshironte lista e Vuçiqit së bashku me PDK-ucat, si dhe Isa Mutafa, Gimo Mutači dhe Dullë Rrushagjia si dhe Tupangjia i Prizrenit, dhe disa mbështetës zuzarë që bënin propagandë duke i lavdëruar si Ldekista të vërtetë ata që nuk e votuan institucionet e vendit, njësoi si mbështetësit e treshes të LDK-së thonte edhe mulla Enver Hoxha dhe Vuçiqi me listën e tij.

Lista e Beogradit dhe Vuçiq e kanë pritur zgjedhjen e Vjosës dhe Albinit dhe institucioneve tjera me shqetësim të madh sa që vendi nuk ju zinte.

Njësoi si Beogradi e kanë pritur edhe PDK-ucat dhe Dulla i Hotit me Tupangjin e Prizrenit dhe Gimo Mutačin...!

Po ta pyeste Lumiri Isën, Veliun Tupangjin dhe Rrushagjin asnjëri nga deputetët e LDK-së nuk do të qëndronte në parlament për t’ia bërë kuorumin Vjosës.

Arsye se kjo ekip dhe mbështetësit e tyre ishin përkushtuar për shkatërrimin e LDK-së dhe institucioneve të dala nga referendumi.

Falë Zotit nuk u ndegjua zëri i treshes të LDK-së, dhe Lumiri e shpëtoi së pari vetveten, së dyti LDK-në, së treti Kosovën, e së fundi ia ngriti veti imazhin e një politikani që sado pak po i punojka goxha mirë (krytë) koka!

2

LDK po mos ti bënte kuorumin Vjosës Kosova do shkonte në zgjedhje, Vjosa do i kthehej ndërtimit të partisë të sajë,dhe LDK do ta humbte edhe ata pak votues të 14 shkurtit duke ju bashkangjitur disa Vjosës disa VV-së, ngase votuesit e LDK-s do ta kuptonin se LDK-ja nuk mundet të largohet nga krimi dhe kriminelet me të cilët ishte e lidhur e pasuruar falë bashkëpunimit 20 vjeçar me grupet kriminale të PDK-s me të cilët ka qeverisur për dy dekada rresht.

Pra Lumiri e ka zgjedhur më të mirën për vete por edhe për LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat