Zemaj kritikon ministrin Vitia: Mbyllja nuk është zgjidhje

Aktuale

Zemaj kritikon ministrin Vitia: Mbyllja nuk është zgjidhje

Më: 7 prill 2021 Në ora: 09:48
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e ka kritikuar pasuesin e tij në këtë post Arben Vitia.

Zemaj në një lidhje direkte në Kanal 10 tha se mbyllja totale nuk është zgjidhje.

“Mbikqyrja rigoroze e masave, rritja e kapaciteteve të mbikqyrjes ka qenë politikë e jona. Ne jemi ballafaquar, unë komiteti për menaxhim, bordi këshilldhënës, e kemi heq ‘të zitë e ullirit’ por mbylljen nuk e kemi lejuar asnjëherë”.

Zemaj theksoi se mbyllja nuk eshtë treguar me rezultate efektive, mund të ulë infeksionin, por pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psikik.

Ndryshe, sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat