Miftaraj me kritika ndaj ministrit Murati: Jo vetëm që nuk kthen përgjigje por vetëm ta lë “seen” – fjalë të mira për Albulena Haxhiun

Aktuale

Miftaraj me kritika ndaj ministrit Murati: Jo vetëm që nuk kthen përgjigje por vetëm ta lë “seen” – fjalë të mira për Albulena Haxhiun

Nga: N. H Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:07
Ehat Miftaraj, Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se më të krijuar Qeveria Kurti II ka dërguar numër të madh të kërkesave në Ministri të ndryshme.

Ndërsa, ka treguar për bashkëpunimin e mirë që ka pasur më një nga ministrant e qeverise, dhe me një tjetër që nuk e konsideron si praktikë të mirë.

Ai ka bërë me dije se ministrja Albulena Haxhiu ka kthyer përgjigje në çdo kërkesë që ata kanë parashtruar, ndërsa, nga ana tjetër, ministri Hekuran Murati nuk ka kthyer përgjigje fare.

“Hekuran Murati, ish aktivist i shoqërisë civile, tash Ministër, jo që nuk kthen përgjigje, por vetëm SEEN ta len. Kërkesa e dërguar nga IKD, ndërlidhët me një hulumtim të IKD-së”, ka shkruar Miftaraj.

Ja shkrimi i tij:

Transparenca dhe llogaridhënia në Qeverinë Kurti 2!

IKD nga formimi i qeverise Kurti 2 ka dërguar numër të madh të kërkesave në Ministri të ndryshme.

Praktikë e mirë:

Ministrja Albulena Haxhiu me korrektësinë dhe transparencën më të madhe, ka kthyer përgjigje në çdo kërkesë që ka parashtruar IKD, dhe ka marr veprime konkrete në kuadër të kompetencave të saj me përmiresu sundimin e ligjit.

Praktikë e keqe:

Hekuran Murati, ish aktivist i shoqërisë civile, tash Ministër, jo që nuk kthen përgjigje, por vetëm SEEN ta len. Kërkesa e dërguar nga IKD, ndërlidhët me një hulumtim të IKD-së.

Transparenca dhe llogaridhënia është vlerë, ketë pak ministra e kuptojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat