SBAShK-u përkrah mbylljen – Jasharaj: Mësimi online zgjedhje e zorit

Aktuale

SBAShK-u përkrah mbylljen – Jasharaj: Mësimi online zgjedhje e zorit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:39
Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBAShK) po mbështet vendimin e qeverisë nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën të mbajnë mësimin online prej 12 deri më 18 prill.

Kryetari i kësaj Sndikate Rrahman Jasharaj, në një intervistë tha se po shpreson që pas 18 prillit të qetësohet situata me Covid, dhe që nxënësit e të gjitha niveleve të kthehen në objektet shkollore, por siç thotë ai e gjithë kjo do të varet nga gjendja aktuale.

Pavarësisht mbështetjes që ka SBAShK-u karshi vendimit të Qeverisë, Jasharaj thotë se mësimi online është sfidues pasi që sipas tij, shumë nxënës kanë mungesë të pajisjeve teknologjike.

“Ne urojmë që me 18 prill të marrim lajme të mira dhe të krijohen parakushtet që i tërë sistemi arsimor e kam fjalën për arsimin parauniversitar që t’i kthehen mësimin nëpër institucionet arsimore, por siç e tha ministri e tëra varet nga situata që do të jetë, ne e mbështesim ehe mësimin online me të vetmen arsye pasi që edhe IKShPK-ja e ka thënë edhe MSh-ja se e gjithë kjo po bëhet për ta ruajtur shëndetin e nxënësve edhe punëtorëve të arsimit e sidomos në momentin ku shtetin jonë si ka siguruar vaksinat”.

“SBAShK-u përkrahë çdo vendim të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, por urojmë që numri të bie dhe pas 18 prillit i tërë sistemi para universitar të kthehet në shkolla, sepse mësimi online është sfidues ngase në Kosovë edhe kemi mungesë të teknologjisë dhe një numër i madh jetojnë edhe në kushte jo të mira”, tha ai.

“…ne kishim dje një takim me ministrin Vitia dhe diskutuam edhe për gjendjen aktuale në sistemin arsimor dhe kërkuam vlerësime nga dora e parë dhe ajo çka ne e kemi biseduar dje dhe pastaj doli në vendimin e Qeverisë së Kosovës, ajo çka dimë për momentin është se me përfunduar pushimit pranveror nga ajo që shihet në vendimin e Qeverisë së Kosovës kalasë një, dy, tre, katër dhe pesë do t’i kthehen mësimit në institucionet arsimore ndërsa për një javë do të punojnë në mësimin në distancë gjashtë deri në të nëntën dhe i tërë arsimi i mesëm e fakultetet siç dihet kanë punuar përmes mësimit online”.

E krejt ky vendim i Qeverisë sipas Jasharajt, është bërë me qëllimin që të stabilizohet situata me Covid nëpër shkolla, duke shtuar se mësimi online është zgjedhje e zorit.

“Fjalën përfundimtare e thotë IKShPK-ja dhe është vlerësuar edhe në të kaluarën se sektori i arsimit është ndër më të prekurit me Covid dhe pushimi pranveror është bërë me dëshirën më të madhe që të përmirësohet situata dhe kjo java shtesë që e ka dhënë MSh dhe Qeveria Kurti është me qëllimin që të bie edhe më shumë numri i të prekurve po ajo që na gëzon është se nga kalas e parë deri në të pestën janë në shkollë”.

“Institucionet kanë vepruar me të njëjtin qëllim që të stabilizohet situata dhe shkollat do të kryejnë detyrat e tyre dhe do të bëjnë dezinfektimin në mënyrë që të jemi të përgatitur pas 18 prillit. Është krijuar një bindje së, mësimi online nuk vlen, por unë po e them se është zgjedhje e zorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat