Bytyçi reagon ndaj Haxhiut, Halitit e Mustafës: Po mblidhen të gjithë të dështuarit rreth flamurit të Serbisë

Aktuale

Bytyçi reagon ndaj Haxhiut, Halitit e Mustafës: Po mblidhen të gjithë të dështuarit rreth flamurit të Serbisë

Nga: G.B Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:25
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar ndaj Baton Haxhiu, Xhavit Haliti dhe Isa Mustafës, për kritikat ndaj Albin Kurtit, që nuk po i pranon vaksinat nga Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Haxhiu e sulmoi Kurtin ashpër, i nisur fillimisht nga Xhavit Haliti, ndërsa sot Isa Mustafa ka përsërit fjalë për fjalë diskursin e Batonit për mallrat serbe në Kosovë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se po mblidhen të gjithë të dështuarit rreth flamurit të Serbisë, që të mbrojnë pasuritë e grabitura të shqiptarëve në Kosovë nga ligjet e qeverisë së re të saj

Postimi i tij i plotë:

Mbrëmë këshilltari i kryeministrit shqiptar, Baton Haxhiu, ka sulmuar ashpër qeverinë e zotit Kurti, pse ky i fundit refuzoi vaksinën Rama. Më parë këtë sulm banditësh e kishte nisur misionari i Thaçit, Xhavit Haliti. Ndërsa sot Isa Mustafa ka përsërit fjalë për fjalë diskursin e Batonit për mallrat serbe në Kosovë!

Po mblidhen të gjithë të dështuarit rreth flamurit të Serbisë që të mbrojnë pasuritë e grabitura të shqiptarëve në Kosovë nga ligjet e qeverisë së re të saj. Pas 25 prillit edhe Shqipëria do të kërkojë me ligj që politikanët të vetingohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat