Ramush Haradinaj flet për ndryshimin e madh, ja çfarë po përgatitë për zgjedhjet...

Aktuale

Ramush Haradinaj flet për ndryshimin e madh, ja çfarë po përgatitë për zgjedhjet...

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:11
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale.

Ai gjatë ditës ka pritur kandidatët për deputetë që i ka pasur, ku ka filluar konsultimet për zgjedhjet e reja.

Ai shprehet se në zgjedhjet komunale do të jenë ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës.

Postimi i plotë:

Aleanca gjithherë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale!

Oferta programore por edhe lista që iu kemi ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve.

Sot kam filluar konsultimet me kandidatët tonë, që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend.

Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës. Kjo fal seriozitetit me të cilin ne qeverisim në shumë komuna dhe përkushtimit të vazhdueshëm për qytetarët.

Aleanca gjithëherë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale! Oferta programore por edhe lista që iu kemi...

Posted by Ramush Haradinaj on E mërkurë, 7 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat