Haxhiu: Kemi pranuar shumë letra nga qytetarët, do t’i shqyrtojmë secilën veç e veç

Aktuale

Haxhiu: Kemi pranuar shumë letra nga qytetarët, do t’i shqyrtojmë secilën veç e veç

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:55
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se dikasteri që ajo drejton ka pranuar shumë letra ditëve të fundit.

Qytetarët po kërkojnë zgjidhje për çështje të ndryshme që i preokupojnë ata, ndërsa ajo u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë me komunikim.

Më poshtë edhe statusi i para pak çasteve:

Njoftim nga Ministria e Drejtësisë

Besimi në institucione nuk mund të kthehet pa transparencë e komunikim me qytetarë

Gjatë këtyre ditëve kemi pranuar shumë letra nga qytetarët në raport me problemet me të cilat po përballen dhe në anën tjetër janë zhvilluar takime të shumta me qytetarë ku jemi njoftuar për së afërmi me problemet e tyre.

Ministria e Drejtësisë përmes kësaj shkrese, njofton të gjithë qytetarët që tashmë jemi në trajtim të secilës kërkesë dhe për secilën do të marrin përgjigje në bazë të kompetencave tona.

Gjithashtu përmes këtij njoftimi, bëjmë me dije që takimet me qytetarë do të mbahen çdo të premte nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, iu inkurajojmë që problemet tuaja t’i adresoni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net

Ne do të angazhohemi në kthimin e besimit qytetarë në institucione. Kjo do të mund të bëhet vetëm nëse ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe trajtojmë vështirësitë dhe problemet me të cilat përballen ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat