​Orlando: Italia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Aktuale

​Orlando: Italia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:55
Nicola Orlando është takuar sot me Besnik Bislimin

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për krizën pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja.

Orlando në një postim në Twitter ka shkruar se gjatë takimit ai ka siguruar zëvendëskryeministrin Bislimi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

“Përgjigja e Qeverisë ndaj përkeqësimit të krizës pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin sot tema të një takimi shumë frytshëm me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi. Unë e përgëzova atë dhe e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

Ne u pajtuam të mbesim në kontakt të ngushtë”, ka shkruar diplomati italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat