Kërkuan mandatin e Albena Reshitaj, Pozhari i reagon AAK-së për Haxhi Shalën, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Kërkuan mandatin e Albena Reshitaj, Pozhari i reagon AAK-së për Haxhi Shalën, këto janë fjalët e tij

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:07
Albena Reshitaj dhe Ramush Haradinaj

Gazetari dhe analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar ndaj zyrtarëve të AAK-së, të cilët po kërkojnë që Albena Reshitaj ta dorëzojë mandatin që ka fituar duke garuar me Aleancën.

“Le t’i gëzoj privilegjet e fituara , por të kthen mandatin e fituar në AAK”, ka thënë Bekë Berisha nga AAK-ja.

Pozuari ia ka përkujtuar AAK-së, historinë me Haxhi Shalën e Nismës, i cili e votoi Qeverinë Hoti dhe pastaj kaloi edhe vet në AAK.

“Pasi e votoi Vjosa Osmanin për presidente, AAK paska kërkuar që Albena Reshitaj t'ia dorëzojë mandatin ngaqë e ka fituar me votat e kësaj partie.

Shpejt e "harruan" historinë me Haxhi Shalën që 'për hatër' e votoi Qeverinë Hoti! Si dhe kalimin e tij në AAK”, ka shkruar Pozhari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat