Demi krition analistët: Kujt po i shitni moral? Keni qenë në procese gjyqësore

Aktuale

Demi krition analistët: Kujt po i shitni moral? Keni qenë në procese gjyqësore

Nga: D.RR Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:24
Agron Demi

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar disa analistë politik, për të cilët thotë se kanë qenë në procese gjyqësore për korrupsion ose kanë qenë pjesë e partive politike në të kaluarën.

"Nuk munden me shitë moral ata që vetëm se janë dënuar nga gjykatat ose kanë qenë anëtar partish e rrjedhimisht kundërshtar direkt politik të atyre që i kritikojnë", thotë Demi.

Ai ka thënë se në këto raste, gjithmonë qytetarët ta mbajnë anën e institucioneve.

Postimi i plotë:

Kur mediat mundohen me kritiku qasjen e institucioneve përmes opinionit të analistëve ish-politikan, të dënuar nga gjykatat apo në procese gjyqësore për korrupsion, gjithmonë mbajeni anën e institucioneve. Nuk munden me shitë moral ata që vetëm se janë dënuar nga gjykatat ose kanë qenë anëtar partish e rrjedhimisht kundërshtar direkt politik të atyre që i kritikojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat