Në PDK fillojnë të frikësohen se shumë njerëz të PDK-së do të shkojnë pas Adelina Graincës, ja pse

Aktuale

Në PDK fillojnë të frikësohen se shumë njerëz të PDK-së do të shkojnë pas Adelina Graincës, ja pse

Nga: D.RR Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:58
PDK

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, është shprehur i shqetësuar për mos reagimin e degës së PDK-së në Ferizaj për deklaratat e tashmë deputetes së VV-së, Adelina Graincës.

Kjo e fundit tha se e mori vendimin të kalojë në VV dhe të votojë presidenten, pasi ashtu ishte edhe vullneti i elektoratit të saj.

Për Gecajn, mosdemantimi i kësaj deklarate të Graincës nga dega e PDK-së në Ferizaj por edhe nga qendra, do të thotë "gjumë i thellë".

Postimi i tij:

Adelina Grainca ishte nje trofe ne finalen e betejes se gjate te Kurtit kunder PDK’se, pra trofeu personal dhe nje lloj finalizimi i betejes se gjate. Ajo, z Grainca, paska deklaruar edhe per vullnetin e elektoratit te saj, pra elektoratit te PDK’se.

Dega e PDK’se ne Ferizaj, por edhe ne Qender ende asnje fjale te vetme per kete pune, tash kur ajo po flet edhe per elektoratin.

Mos te harrojme, politika pervec shkrimit, deklarimit,demantimit e argumentimit nuk eshte e njohur qe ka ndonje instrument tjeter per te komunikuar me elektorat e opinion.

N’gjume te thelle!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat