U largua nga AAK-ja, por ja çfarë bën tash Xhafer Gashi

Aktuale

U largua nga AAK-ja, por ja çfarë bën tash Xhafer Gashi

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:48
Xhafer Gashi

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga AAK-ja, po vazhdon rrugëtimin e tij politik duke krijuar kështu Iniciativën Qytetare.

Gashi është duke punuar intensivisht për Iniciativën e tij, ku tashmë edhe po krijon degët nëpër fshatra.

Ai sonte zgjodhi kryesinë për degët Hade, Hade e Re dhe Shkabaj.

Lexojeni postimin e Gashit:

Në kuadër të konstituimit të degëve të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, sonte zgjodhëm kryesitë për degët Hade & Hade e Re dhe degën Shkabaj.

Dega Hade & Hade e Re zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje: Msc. Fanol Shala-kryetar i degës, z. Saim Krasniqi-nënkryetar, z. Valton Preniqi-sekretar dhe 14 anëtarë të degës.

Dega Shkabaj zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje: z.Nazif Behrami-kryetar i degës, z. Blerim Marteta-nënkryetar, z. Ahmet Grajçevci-sekretar dhe 6 anëtarë të degës.

Strukturave drejtuese i urova suksese si dhe i falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të përbashkët në realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetin e Obiliqit, rrugëtim i cili do të jetë në vazhdimësi dhe kjo po dëshmohet me interesimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në rrugëtimin e ri nga qytetarët e Obiliqit. Si rezultat i situatës me pandeminë Covid-19, takimet konstituive po mbahen sipas masave të rekomanduara nga MSH-ja, me nga 7 anëtarë të degëve dhe 3 anëtarët e Këshillit Inicues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin.

Xhafer Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat