PSD me aksion kundër orës policore

Aktuale

PSD me aksion kundër orës policore

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:19
PSD me aksion kundër orës policore

PSD po mban një aksion në qendër të Prishtinës, teksa po shprehin kundërshtim për orën policore.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet jetën e qytetarëve, pasi që këto masa u vendosën një ditë pas zgjedhjes së Osmanit si presidente.

“Ne nuk jemi kundër masave të Qeverisë, por kundërshtojmë orën policore. Kjo është vendosur shabllon, që nënkutpon që qeveria Kurti nuk e ka menduar më gjatë një masa adekuate. Pa nje debat të hapur, pa diskutim ka ndodhur kjo. Kjo qeveri i vendosi masat vetëm pasi që u sigurua që u zgjedh presidentja. Po të kishtë më rëndësi jetën e qytetarëve. Kjo qeveri e pati pritoritët të dytë pandeminë. Një ditë pasi u zgjedh Osmani u vendosën masat. Qeveria Kurti nuk e ka rëndësi shëndetin publik, i përdorë ata”.

Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”.

Gjatë këtij aksioni, të pranishëm janë edhe pjestarë të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat