Gaxherri: Shumë shpejt në Kosovë do të ketë dy blloqe politike

Aktuale

Gaxherri: Shumë shpejt në Kosovë do të ketë dy blloqe politike

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:02
Besa Gaxherri

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se në një të ardhme të afërt skena politike në Kosovë do të bëhet bipolare.

“Elektorati i LDK-së që ka votuar zonjën Osmani në zgjedhjet e ardhshme lokale por edhe ato nacionale do të duhet të vendosin a do të pozicionohen në ideologjinë e majtë, apo do të kthehen në shtëpinë e vet, te e djathta”, tha ajo.

“Siç po shihet shumë shpejt në Kosovë do të krijohen dy blloqe. Askush në Kosovë nuk ka menduar se do të forcohet një e majtë kaq shumë”, shtoi më tej zyrtarja e LDK-së.

Gaxherri thotë se LDK-në e ka penalizuar fakti që asnjëherë nuk e përdorë populizmin.

“Edhe atëherë kur jemi penalizu ne gjithmonë interesin e shtetit e kemi vendosur para atij partiak e që shumë shpesh edhe kemi gabuar”, deklaroi më tej Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat