Xhaxhai i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Aktuale

Xhaxhai i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:26
Glauk Konjufca

Rabit Konjufca, i cili është xhaxhai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai do të jetë këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt.

Se Konjufca mban këtë pozitë figuron edhe në webfaqen zyrtare të kësaj ministrie, ndonëse përveç emrit dhe postit nuk është publikuar asnjë informacion tjetër rreth tij.

Image
Webfaqja

Rabit Konjufca kishte qenë kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat