Gjilani dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje binjakëzimi për shkollat e artit

Aktuale

Gjilani dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje binjakëzimi për shkollat e artit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:53
Pamje nga takimi

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në 75 vjetorin e themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”në Tiranë, së bashku me drejtorin e Liceut Artistik, Shkëlqim Sirika, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes shkollave të arteve në Gjilan dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Drejtori Gagica ka thënë se qëllim i këtij binjakëzimi është hapja e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Tiranës në fushën e artit dhe të organizimit të të ardhmen të kalendarit të përbashkët të aktiviteteve në aspektin profesional dhe akademik.

“Shkolla e Muzikës, shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati” Gjilan dhe Liceu Artistik nëTiranë së shpejti pritet të zhvillojnë aktivitetet e para të përbashkëta mes këtyre institucioneve në kuadër të kësaj marrëveshje me qëllim të njohjes me planprogramet dhe strategjitë në rrafshin profesional dhe akademik. Besojmë fuqishëm që me përvojat e Liceut nga Tirana do përfitojmë shumë që gjatë të ardhmes në kuadër të planifikimeve tona të ndërtojmë plan të qartë për të ardhmen dhe orientimin profesional”, ka thënë Gagica.

Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës Lutfi Haziri, që në vazhdimësi ka dhënë mbështetje për arsimin dhe njëkohësisht investimet e shumta që janë bërë në krijimin e kushteve moderne për artin në përgjithësi në Gjilan dhe prioritetet që ai ka vendosur për ngritjen e cilësisë në shkollat e artit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat