VV reagon pas emërimit të xhaxhait të Konjufcës, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Aktuale

VV reagon pas emërimit të xhaxhait të Konjufcës, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Nga: M.H. Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me emërmin e Rabit Konjufca si këshilltar I ministrit të Mbrojtjes.

Dugolli shprehët që Konjufca është ish pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjithashtu pas pensionimit u shqua si aktivist i LV-së, dhe si njeri profesional dhe i ngritur edhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje dhe Siguri, përcjell “Bota sot”.

Më tej, Dugolli thotë që është e natyrshme që të bëhet këshilltar pasiqë ka një bagazh professional.

Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë (edhe pse besoj e dijnë), se kë to poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, shton më tej Dugolli.

Postimi i plotë

Shumë zhurmë për asgjë

Disa portale paskan filluar të krijojnë "lajm" se si ministri i Mbrojtjes e paska marr këshilltar politik një të afërm të kryeparlamentarit Konjufca.

E paskan "zbuluar" ujin e nxehtë.

Rabit Konjufca

është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së. Pas pensionimit u shqua si aktivist i LV-së, dhe si njeri profesional dhe i ngritur edhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje dhe Siguri dhe tani natyrshëm këshilltar politik në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Eksperienca, dija dhe ndershmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Është për keqardhje kjo tendenca e disa portaleve kur mundohen të krijojnë mjegull kur situata është e çiltër kristal.

Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë (edhe pse besoj e dijnë), se këto poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, përveçse duhet të jenë profesional, të ndershëm e punëtor, duhet të jenë të besueshëm edhe politikisht.

Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat