Sveçla priti në takim Ragmi Mustafën, diskutuan për adresimin e nevojave të shqiptarëve të Preshevës

Aktuale

Sveçla priti në takim Ragmi Mustafën, diskutuan për adresimin e nevojave të shqiptarëve të Preshevës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:42
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim, Ragmi Mustafën, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mustafa uroi Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e  bashkëpunimit  dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre. 

Ministri Sveçla e falënderoi kryetarin Mustafa për urimet dhe ritheksoi përkushtimin  e tij për forcimin e bashkëpunimit  në të ardhmen, me qëllim të adresimit  të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu në takim, Sveçla theksoi se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngriten çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat