Haxhiu: Disa zyrtarë të lartë mund të mbesin veç me rrobat e trupit

Aktuale

Haxhiu: Disa zyrtarë të lartë mund të mbesin veç me rrobat e trupit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:05
Albulena Haxhiu

Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tanimë po e pret dritën jeshile nga Qeveria e Kosovës.

Koncept-dokumenti i dërguar në Qeverinë e Kosovës po parasheh hetim për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme për të gjithë shërbyesit civil e zyrtarë të punësuar në institucionet publike.

Por çfarë ndodh nëse për ndonjë zyrtar publik vërtetohet se ka fituar pasuri në mënyrë të jashtëligjshme, por të njëjtën shteti nuk mund ta sekuestroj për arsyeje të ndryshme.

Në pikën 1.2 të koncept-dokumentin “Korniza institucionale dhe legjislative e Kosovës në fushën e konfiskimit të pasurisë”, parashikohet që në rast se pasuria e përfituar jashtëligjshëm nuk mund të konfiskohet, Gjykata urdhëron kryesin e veprës për të paguar një shumë të barasvlershme ose Gjykata do tëkonfiskojë çdo pasuri të të pandehurit me vlerë të barasvlefshme.

“Kur konfiskimi i pasurisë ose mjetit që ështëpërfituar me vepër penale nuk është i mundur,Gjykata urdhëron kryesin e veprës për të paguarnjë shumë të barasvlershme ose Gjykata do tëkonfiskojë çdo pasuri të të pandehurit me vlerë të barasvlershme” thuhet në koncept-dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat