Fitim Uka komenton veprimin e Adelina Graincës

Aktuale

Fitim Uka komenton veprimin e Adelina Graincës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:52
Fitim Uka,

Deputeti i VV-së Fitim Uka, nuk e ka vlerësuar vendimin e ish-deputetes së PDK’së, Adelina Graincas, e cila kaloi në VV, në mesin e rundit të parë dhe të dytë derisa po votohej për president.

Ai thotë se ai personalisht nuk do të vepronte kështu. Ai tha se vetëm e vlerëson vendimin e saj.

“Unë personalisht e vlerësoj për secilin deputet, në rastin e deputetes Adelina Grainca, unë personalisht nuk do ta bëja asnjëherë. Unë thjesht veç e respektoj si vendim e saj”, ka thënë Uka në Dukagjin.

Adelina Grainca ishte zgjedhur deputete e PDK-së, por në seancën për zgjedhjen e presidentit ajo kaloi në Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat