Fjala i reagon Ministrisë së Arsimit, janë kundër mësimit online

Aktuale

Fjala i reagon Ministrisë së Arsimit, janë kundër mësimit online

Nga: N.Sh Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:25
Ilustrim

Partia FJALA është kundër vendimit të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vijimin e mësimit online për shkollat fillore prej klasës së VI-të deri IX-të si dhe të shkollave të mesme në Kosovë e në veçanti në fshatrat e vendit tonë.

“E para, sepse nuk janë plotësuar paraprakisht kushtet për tu zhvilluar mësimi online, nuk janë pajisur nxënësit me pajisje elektronike për tu zhvilluar mësimi në këtë platformë.

E dyta, nuk janë të gjitha shkollat të digjitalizuar.

E treta, nuk janë të gjithë mësimdhënësit të gatshëm të punojnë online për shkak se një pjesë e tyre janë të moshuar.

E katërta, mungon vullneti i prindërve për ti ndaluar fëmijët e tyre nga shkolla duke e ditur së prej se ka filluar pandemia fëmijët kanë humbur shumë nga mos prezenca e tyre në bankat shkollore”, shkruan Fjala në Facebook.

Andaj FJALA, mendon se një vendim i tillë është i ngutshëm dhe jo i qëlluar dhe i pa përgatitur si duhet, aq më tepër kur mësimi online në të kaluarën nuk ka dhënë rezultate të mira.

“Ne FJALA i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit që ta shfuqizoj këtë vendim në mënyrë që fëmijët t'u kthehen bankave shkollore.

Të gjithë fëmijëve iu urojmë shëndet dhe suksese në periudhën e tretë shkollore”, shkruan tutje Fjala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat