Daut Haradinaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i deputetit

Aktuale

Daut Haradinaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i deputetit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:37
Daut Haradinaj

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar pse pse dha dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i deputetit përkundër faktit që ishte ndër më të votuarit në listën e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendin e tij e zuri infektologu Shemsedin Dreshaj.

“Falënderoj popullin për besimin që më ka dhënë që disa zgjedhje me radhë. Jam falënderues ndaj tyre. Por e pash të udhës që të lëshojë rrugën për deputetin Shemsedin Dreshaj”, tha ai.

“Kam menduar se duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës. Njerëzit po kërkojnë këso kuadro andaj duhet që të përfaqësohet. Mendoj se do të jetë vlerë e shtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mendoj se kam gabuar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat