Ngjarje e rëndë: 24-vjeçarja vdiq si pasojë e Covid-19 disa ditë pasi lindi foshnjën

Aktuale

Ngjarje e rëndë: 24-vjeçarja vdiq si pasojë e Covid-19 disa ditë pasi lindi foshnjën

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:41
QKUK

Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur sot në Klinikën Sportive si pasojë e COVID-19.

E ndjera ka vdekur pas qëndrimit disa ditor në këtë klinikë të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë se e ndjera kishte shkuar e prekur me koronavirus në këtë klinikë dhe se janë detyruar ta operojnë për shkak të gjendjes së saj të rënduar me frymëmarrjen.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili duke shtuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ismaili ka shpjeguar se menjëherë pas lindjes e ndjera ishte transferuar në Klinikën Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat