Ky ishte reagimi i Daut Haradinajt kur i thanë se Albena Reshitaj ishte në sallë

Aktuale

Ky ishte reagimi i Daut Haradinajt kur i thanë se Albena Reshitaj ishte në sallë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:02
Albena Reshitaj, Daut Haradinaj

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se a do të përjashtohet Albena Reshitaj nga subjekti të cilit i takon. Reshitaj doli kundër urdhërave të partisë duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Haradinaj tregon se a është më Reshitaj pjesë e partisë.

“Nuk e di që është përjashtuar. E di që kanë pasur tendenca që të marrin numra më të mëdhenj prej opozitës. Rastin e saj e kam parë në televizor. E kemi diskutuar dhe e kemi ditur si do të veprojmë. Ka pasur tendenca që të na marrin deputetë. Edhe ja morën një dikujt. Jemi ofenduar. Ideja që po shpëtojmë Kosovën prej Listës Srpska, është justifikim banal. Më mirë të kishte dalur para popullit dhe të thoshte se gjithsesi do ta zgjidhte Vjosa Osmanin presidente dhe do të dilte më i pastër. Nuk ka pasur pse të thotë se po e shpëton Kosovën prej dikujt”, tha ai.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim. nuk jam pjesë e Kryesisë në fakt. E kemi një organ brenda Aleancës që tregon për hapat e mëtejshëm. Nuk ka rëndësi, ajo u vetpërjashtua vetë. Ka qenë një deputete që është angazhuar. E kam emëruar vetë në Komisionin për Shëndetësi. Jam befasuar. Mediet më telefonuan dhe më thanë se pse Albena është e pranishme në sallë. Edhe vetë u befasova. Thashë nuk ka mundësi. Por ja që ishte ndryshe”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat