Aktivisti shqiptar jep lajmin e keq: Kosova është në grup të fundit të programit COVAX për furnizim me vaksina

Aktuale

Aktivisti shqiptar jep lajmin e keq: Kosova është në grup të fundit të programit COVAX për furnizim me vaksina

Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Lobisti dhe aktivisti shqiptar që jeton dhe punon në Suedi, Avni Dervishi, tha se Kosova është në grupin e fundit të programit të COVAX për furnizim me vaksina.

Ai në emisionin “Kallxo Pernime” tha se partitë më shumë kanë luftuar për vota sesa për shëndetin e qytetarëve.

“Kur kam dëgjuar që Kosova është pjesë e COVAX më ka interesuar të dijë çfarë është kjo iniciativë dhe sa anëtarë janë aty. E kam kuptuar që në COVAX janë 92 shtete dhe kam shikuar se cilit grup i përket Kosova. Pra, janë tre grupe, grupi i parë është vendet me të hyra më të ulëta, i dyti me të ardhura te mesme, kurse i treti është grup shtesë ku janë pak shtete, 7-8 dhe Kosova është një prej tyre, pra jemi të fundit në listë. Partitë politike po luftonin më shumë për vota sesa për shëndetin e popullit të vet dhe pash që edhe premtimi i Edi Ramës që do ndante vaksina për Kosovë nuk vlen,” ka thënë Dervishi.

Ai tutje shtoi se pas kësaj që ka kuptuar është inkuadruar vetë dhe ka kontaktuar me disa shtete që japin ndihmë ndërkombëtare ku theksoi se ka marrë përgjigje inkurajuese nga dy prej tyre.

“Pas kësaj jam inkuadruar vetë, ku i kam gjetur katër shtete që afër 1 për qind të GDP-së i japin për ndihmë ndërkombëtare, Suedia është një prej tyre, pastaj shikova Singaporin, Kanadanë dhe Izraelin ku edhe kam gjetur koodinatorët për vaksinim dhe kam kontaktuar ministrat e shëndetësisë të shteteve që i ceka. Janë dy shtete qe më kanë dhënë përgjigje inkurajuese, ku më është thënë se janë duke punuar për të dërguar disa mijëra vaksina në Kosovë,” ka thënë tutje Dervishi.

Dervishi tha se një prej ambasadorëve të këtyre katër shteteve i ka thënë se nuk kanë marrë instruksion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sa i përket kërkesës për vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat