Ish-kryeministri: Dokumenti që vulosi Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe unitar

Aktuale

Ish-kryeministri: Dokumenti që vulosi Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe unitar

Nga: N.Sh Më: 9 prill 2021 Në ora: 08:35
Ramush Haradinaj

Sot në Kosovë, shënon dita e Kushtetutës.

Trembëdhjetë vite më parë përmes Kushtetutës është vulosur që shteti jonë është vend sovran, i pavarur dhe unitar.

Kështu thotë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar Kosovën për këtë ditë.

Postimi i Haradinajt:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar.

Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t'i tejkaluar.

Demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.

Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat