Pamje të rralla: UÇK-ja duke varrosur ushtarët serbë të vrarë në Koshare

Aktuale

Pamje të rralla: UÇK-ja duke varrosur ushtarët serbë të vrarë në Koshare

Më: 9 prill 2021 Në ora: 10:41
Pamje nga Kosharja

Sot bëhen 22 vite nga beteja më e lavdishme e UÇK-së.

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila arriti të hap kufirin Kosovë-Shqipëri.

Nga pamjet e atëhershme bie në sy një gjest mjaft human i ushtarëve të UÇK-së, në krahasim me forcat serbe të cilët gjatë luftës jo vetëm që vranë civilë, por edhe i zhdukën trupat.

UÇK-ja në Koshare në atë kohë pasi vrau shumë ushtarë serbë, i varrosi ata.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat