ShSKUK për 24 vjeçaren shtatzënë: Më 6 prill rezultoi negativ me Covid19, por e kishte gjendjen e rënduar shëndetësore

Aktuale

ShSKUK për 24 vjeçaren shtatzënë: Më 6 prill rezultoi negativ me Covid19, por e kishte gjendjen e rënduar shëndetësore

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:12
Ilustrim

Në mëngjesin e së premtes një 24 vjeçare nga komuna e Ferizajt ka humbur jetën pak ditë pasi lindi foshnjën e saj.

Sipas zyres për media të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar thuhet se e njëjtja ishte konfirmuar me Covid dhe kishte lindur me operacion.

Mirëpo pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte tranferuar në Klinikën Sportive. 24 vjeçqarja, sipas njoftimit, më 6 prill ka rezultuar negativ me Covid por nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv Covid në QKUK, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajit, e cila ishte e konfirmuar me Covid,  e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën  e Gjiinekologjisë, në javën 34, tē shtatëzanisë.

Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 ( Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-Covid.

Në ritestim të datës 6 Prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për Covid, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat