Gani Geci: Nëse Vjosa Osmani e bën këtë veprim, do ta ketë mbështetjen time

Aktuale

Gani Geci: Nëse Vjosa Osmani e bën këtë veprim, do ta ketë mbështetjen time

Nga: N.Sh Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:13
Gani Geci dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, thotë e nëse presidentja Vjosa Osmani arrin që flamurin dhe himnin e Ibrahim Rugovës arrin t’i bëjë shtetërore atëherë do ta mbështetë me gjithë qenien e tij.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, flamuri Dardan ishte përzgjedhur nga Rugova si flamuri i shtetit më të ri në Botë.

Sipas tij, Rugova me vizioni ne tij shumë largpamës e kishte përzgjedhur flamurin Dardan si flamur shtetëror.

Ai shkruan se Rugova e kishte përzgjedhur edhe valutën e Kosovës që quhej Dardan.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

flamuri Dardan ishte përzgjedhur nga presidenti Rugova si flamur i shtetit ma të ri në botë i Republikës së Kosovës.

Presidenti Rugova me vizionin e tij ishte shumë më largpamës se të gjithë të tjerët në politikën Kosovare kishte përzgjedhur flamurin Dardan, si flamur shtetëror.

 Kishte përzgjedhur edhe valutën e Republikës së Kosovës dhe quhej DARDAN.

Kishte përzgjedhur edhe Himnin e Republikës së Kosovës pra thjesht presidenti Rugova ishte ideatori i elementeve funksionale të një shteti tonë.

Ne kishin edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës njohur si Kaqanikut

Thjesht të tjerët, ishin ata që penguan bërjen realitet të ideve brilante të Presidentit Rugova.

Nëse Vjosa Osmani arrin ti bëj flamurin dhe Himnin si shtetëror atëherë unë do ta mbështes me gjithë qenien time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat