Analisti Zogaj i reagon Myftarit për fyerjen ndaj Tërmkollit

Aktuale

Analisti Zogaj i reagon Myftarit për fyerjen ndaj Tërmkollit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:53
Petrit Zogaj

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar ndaj një shkrimi të ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe regjisorit kosovar, Agon Myftari, në të cilin ka shkruar se “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”.

Zogaj thotë se është i turpshëm zelli që po tregohet për ta sulmuar ish-deputeten Melihate Tërmkollin.

“Është i turpshëm zelli që po tregohet duke sulmu Melihate Termkollin, jo pse ajo është politikane, por pse ajo, sipas kandarit të medioktiretit duket ndryshe. Krahasimi i Termkollit me Bërnabiq para se gjithash shpreh doza homofobike”, ka shkruar Zogaj.

Sipas tij, Myftari po tenton të afrohet me pushtetin.

“Një kaste artistësh, të cilët gjithnjë ishin me pushtetin, tash me ndërrimin e tij, janë duke u orvatur me gjithçka që kanë për me i kallxu këtij pushteti se janë me të. Ish dashtë me pase pak më shumë dinjitet gjatë këtij nënshtrimi ndaj pushtetit”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ndërsa, komenti i Myftarit duket se është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat