Ambasadori italian i shkon në zyre presidentes Osmani, ja për çka u pajtuan

Aktuale

Ambasadori italian i shkon në zyre presidentes Osmani, ja për çka u pajtuan

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:35
Pamje nga takimi

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ku kanë diskutuar për Covid-19, sfidat dhe mundësitë me të cilat Kosova dhe Italia do të përballen së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme.

Orlando ka shkruar në Twitter se kishte nderin të pritej në takim nga presidentja VjosaOsmani në Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

“Unë e urova atë dhe diskutuam për #Covid-in, sfidat dhe mundësitë me të cilat vendet tona do të përballen së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme.

Ne u pajtuam që të vazhdojmë forcimin e partneritetit tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat