Konjufca nderoi të rënët e 9 prillit të vitit 1999 në Kaçanik

Aktuale

Konjufca nderoi të rënët e 9 prillit të vitit 1999 në Kaçanik

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:42
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe në Rakoc, Lagje të Re dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve e martirëve të luftës, të rënë 22 vjet më parë.

Kryeparlamentari Konjufca vendosi lule pranë varreve të tyre, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri.

Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë.

Në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat