Liri Loshi i VV-së jep dorëheqje nga partia, nuk është i kënaqur me këtë gjë

Aktuale

Liri Loshi i VV-së jep dorëheqje nga partia, nuk është i kënaqur me këtë gjë

Nga: D.RR Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:44
Liri Loshi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, është zhgënjyer me këtë parti.

Ai në një shkrim në Facebook, ka reaguar ashpër për punësimet e disa familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Se e konfirmon largimin nga partia, e thotë vet ai "puna e mbarë pa mua".

Postimi i plotë:

Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll. Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.

Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat