A ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje? Flet Liri Loshi dhe sqaron gjithçka

Aktuale

A ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje? Flet Liri Loshi dhe sqaron gjithçka

Nga: N. H Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:51
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Liri Loshi, në një shkrim në Facebook, orë më parë reagoi ashpër për punësimet e disa familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër ministri.

Ky reagim u pa edhe si një dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo, ai edhe në këto momente ka reaguar duke sqaruar se nuk është e vërtetë që është larguar ng VV-ja, apo që e kanë larguar, por shprehet se të keqen duhet identifikuar dhe luftuar më kohë.

“Portalet me paskan larguar nga Lëvizja Vetëvendosje!!! Nuk është e vërtetë që jam larguar, apo që më kanë larguar. E vërteta është se jam distancuar nga punësimet, apo emërimet në qeveri të familjarëve të politikanëve me profil të lartë në Vetëvendosje”, ka shkruar Loshi në Facebook.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Portalet me paskan larguar nga Lëvizja Vetëvendosje!!!

Nuk është e vërtetë që jam larguar, apo që më kanë larguar. E vërteta është se jam distancuar nga punësimet, apo emërimet në qeveri të familjarëve të politikanëve me profil të lartë në Vetëvendosje.

Mendoj se të keqen duhet identifikuar dhe luftuar më kohë dhe koha më e mirë është sapo të paraqitet ajo.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat