Eugen Cakolli i KDI-së kritikon qeverinë Kurti për masat anti-Covid

Aktuale

Eugen Cakolli i KDI-së kritikon qeverinë Kurti për masat anti-Covid

Nga: D.RR Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:18
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka kritkuar qeverinë për masat kundër COVID-19.

Ai thotë se është e palogjikshme hapja nga jashtë e mbyllja nga brenda, pasi sipas tij, qytetarët që po shkojnë në Shqipëri për vikend, do ta sjellin këtu virusin dhe do ta dëmtojnë ekonominë e vendit tonë.

Cakolli ka thënë se do të duhej që qytetarët që vijnë në Kosovë nga Shqipëria, të kenë testin RT-PCR.

Postimi i plotë:

Aq sa të palogjikshme, aq edhe kundërproduktive janë masat e qeverisë për mbyllje nga brenda e hapje për jashtë. Ata dhjetëra mijëra qytetarë që këtë vikend të zgjatur do t'a kalojnë në Shqipëri, përveç se do t'a dëmtojnë ekonominë tonë, do të jenë në kontakt me më shumë njerëz se që potencialisht do të ishin këtu - duke rrezikuar importim të virusit - duke i bërë masat krejt të paefektshme.

Kur merr vendime për mbyllje të pjesshme nga brenda, të paktën sigurohesh që ata që dalin jashtë, kthehen pa virus. E kjo arrihet duke e bërë obligativ rezultatin negativ të testit RT-PCR. Për ata që shkojnë e kalojnë vikende për qejf, nuk duhet të jetë problem as një test.

Përndryshe, pritshmëritë kanë qenë që të mos merren këso vendime të pamenduara mirë. Të tilla kemi pasur mjaft tash e një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat