Zyrtarja e VV-së kritikon presidenten Osmani, pasi ajo nuk e përmendi UÇK-në

Aktuale

Zyrtarja e VV-së kritikon presidenten Osmani, pasi ajo nuk e përmendi UÇK-në

Nga: D.RR Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:30
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Mimoza Shala, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta përmend UÇK-në. në rastin e përvjetorit së Brigadës 138 Agim Ramadani.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se diçka e tillë është për të ardhur keq.

Shala ka kërkuar që presidentja ta përmirësoj postimin e saj në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Me u përmend p.sh Brigada “Hasan Prishtina” nuk ke nevoj me thënë e UÇK-së, sepse kjo Brigadë “pjelli” pas luftës shkaku i keqpërdorimit të numrit të veteranëve të cilët u desht me i listu diku, madje edhe në një Brigadë të shpikur!

Por, kur thua Brigada 138, dhe nuk e thua e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) vërtetë është për të ardhur keq!

Me zënë pozita shtetërore mundet çdo kush, por me dhënë jetën për çlirim, me dhënë gjymtyrë për liri pak kush ka mundur!

Presidentja mban statusin më të lartë të vendit, komamdate supreme e ushtrisë, është mirë që ta përmirësoj statusin në fb që mos të bie poshtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat