A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti, LDK-së?

Aktuale

A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti, LDK-së?

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:58
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke i dhënë fund spekulimeve në rrjetet sociale ku ishte proklamuar se i është bashkangjitur kësaj partie.

Ai ka treguar se ka kohë që i ka ndarë rrugët me PSD-në pasi politikat e tij nuk përkojnë me ato që kërkohen nga ta.

“Nuk e besoj. Nuk ka pasur asnjë diskutim, nuk e kam folur me askënd. E kam parë që po shkruajnë nëpër rrjetet sociale.

Unë jam i orientimit të majtë. Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e krahut të djathtë, unë s’mund të jem pjesë,” – ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat