Edhe Vlora Çitaku i reagon Vjosa Osmanit

Aktuale

Edhe Vlora Çitaku i reagon Vjosa Osmanit

Nga: P.R Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:18
Vlora Çitaku

Një postim i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka nxitur reagime në Kosovë. Osmani po kritikohet pse në postimin për përvjetorin e Betejës së Koshares, nuk e përmendi UÇK-në.

E fundit që ka reaguar është ish Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Nërkohë ky ishte postimi i Vjosa Osmanit për përvjetorin e Betejës së Koshares.

“Thyerja e kufirit me Shqipërinë në Koshare nga Brigada 138, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit e Sali Çekajt, 22 vjet më parë ishte kambana e lirisë. Nga 9 prilli i vitit 1999 e deri më 10 qershor, në këtë vend si askund tjetër, trimat e kësaj Brigade, i dhanë goditjen përfundimtare regjimit gjenocidal serb, i cili në këtë datë shënoi kapitullimin. Në këtë ditë nuk u hoq vetëm një gur kufiri, por u hoq edhe një pengesë emocionale ndërmjet motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri. Liria mori kuptim kur trimat e Brigadës 138, e vulosën përfundimisht lirinë tonë, shtruan bazament të fortë për të ardhmen, shtetin dhe kujtesën historike. Kësisoj Kosharja u shdërrua dhe vazhdon të jetë pelegrinazh lirie. Aty u bashkuan trimëria me mendjen, sakrifica me idealin dhe përjetësia me lirinë! Sot, përkulemi me dinjitet para varreve të këtyre trimave, të cilët mbrojtën dinjitetin, ekzistencën dhe trashëgiminë tonë! Testamentin e tyre për shtetin do ta përmbushim çdo ditë, me përkushtim maksimal, për të ardhmen e brezave! Nuk ka më gurë ndërmjet nesh, por ka veç rrugë, ka integrim, ka bashkëpunim ndërvëllazëror dhe kultivim të shpirtit liridashës! Lavdi dhe kujtim i përhershëm për të gjithë ata që ranë për lirinë tonë!”, ka shkruar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat