Dugolli: Historia i ka ‘detyruar’ shqiptarët të krijojnë familje më të mëdha, shkak qëndresa ndaj armikut

Aktuale

Dugolli: Historia i ka ‘detyruar’ shqiptarët të krijojnë familje më të mëdha, shkak qëndresa ndaj armikut

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:48
Bujar Dugolli

Historiani Bujar Dugolli ka qenë një nga mysafirët e dokumentarit “Expose”.

Në temën “Rënia e natalitetit dhe tkurrja e popullsisë”, Dugolli, në cilësinë e historianit vlerësoi se koha, gjegjësisht historia i ka ‘detyruar’ shqiptarët të krijojnë familje më të gjëra.

Ai tutje shtoi se e kishin kuptuar faktin që vetëm në atë mënyrë, pra të shumtë në numër, mund t’i qëndrojnë ballë armikut.

“Prej se Kosova ka ra nën okupimin sllav, në vitin 1912 ndaj popullsisë së Kosovës dhe shqiptarëve është përdorur një politikë e diskriminimit, pabarazisë dhe detyrimit për t’u shpërngulur me dhunë dhe kjo në njëfarë mënyrë e ka ngjallur vetëdijen kombëtare që edhe pse disa po ikin, si rezultat i presioneve politike, si rezultat i nevojës ekonomike, ka pasur një ndjenjë që ata që kanë mbetur në këto toka, duhet të mbledhin fuqi dhe ta rrisin familjen, me qëllime të tilla,

nën 1: t’i bëjnë ballë cfarëdo presioni nga armiku, t’i bëjnë ballë edhe natyrës komplekse të botëkuptimeve të brendshme, sistemit patriarkal dhe vetëorganizimit të shqiptarëve në kohë. Një familje që nuk ka pasur burra mjaftueshëm, është quajtur familje e dobët, dhe ka ekzistuar ky mentalitet që familjet shqiptare duhet të jenë të forta, të bëjnë shtim të popullsisë dhe për të krijuar fuqi punëtore për të punuar në rrethana të pabarazisë ekonomike”, tha ndër të tjera Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat