95 viktima e mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19 vetëm gjatë prillit në Kosovë

Aktuale

95 viktima e mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19 vetëm gjatë prillit në Kosovë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:56
QKUK

Situata me pandeminë e koronavirusit, vazhdon të jetë e rëndë në Kosovë.

Gjatë muajit prill, numri i të infektuarve dhe të vdekurve, nuk është se ka ndryshuar shumë në raport me muajin mars.

Gjatë nëntë ditëve të para të prillit, në vend pati 6 mijë e 466 të infektuar dhe 95  qytetarë humbën jetën si pasojë e infektimit me këtë virus.

Këto të dhëna bëhen të ditura në raportin 24 orësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili publikohet në faqen zyrtare të IKSHP-së.

Duke e parë situatën e rënduar, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ditë më parë ka miratuar masa të reja për parandalimin e mëtutjeshëm të përhapjes së coronavirusit të ri (COVID-19).

Masat e reja të cilat u miratuan në qeveri , parashohin 46 pika të ndryshme lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë të cilat erdhën si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve që u regjistruan gjatë ditëve të fundit si pasojë e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat