Ahmeti publikon një fotografi të Abdixhikut, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Ahmeti publikon një fotografi të Abdixhikut, këto janë fjalët e tij

Nga: A.Zh Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:12
Abdixhiku dhe Quni në Koshare

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti, ka publikuar një fotografi nga homazhet e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për 22 vjetorin e Betejës së Koshares.

Ahmeti ka thënë se fotoja në fjalë nuk ka nevojë për interpretim dhe fjalim, përcjell Bota sot.

“Shumë e bukur kjo foto dhe asnjë fjalim e asnjë interpretim nuk ka nevojë. Tre gjenerata në pozitat siç duhet të jetë vetë shoqëria sot”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, edhe fjalimin e Abdixhikut, duke thënë se me këtë dije e respekt duhet të shënohet dita e sotme.

“Ja kështu shënohet kjo ditë, me këtë kulturë, me këtë dije e kujtesë dhe me këtë respekt”, ka shkruar ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat